Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur solidaritet me familjet që ende presin për të dashurit e tyre.

“Motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë të pagjetur nuk janë vetëm numra. Ata mbeten plagë e hapur për kombin, dhimbje që vazhdon edhe shumë vite pas çlirimit”, ka shkruar Haradinaj.


Ai ka thënë se kërkimi për të vërtetën dhe drejtësinë do të vazhdojë.

“Qëndrojmë të palëkundur në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë së munguar”, ka deklaruar Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit