spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Haradinaj: Të gatshëm të votojmë për kryeparlamentar unifikues nga VV, përmend Bogujevcin, Selimin e Konjufcën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para seancës së 20-të për konstituimin e Kuvendit, duke shprehur gatishmërinë e partisë së tij për të ndihmuar në zhbllokimin e situatës institucionale.

Ai tha se AAK-ja është e gatshme të japë votën për një kandidat të Vetëvendosjes për kryetar Kuvendi, nëse ai është figurë unifikuese. Haradinaj përmendi disa emra të mundshëm: Bogujevci, Selimi dhe ish-kryetarin Glauk Konjufca.

“Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona, prapë e kemi dhënë një opsion për të dalë nga kjo gjendje. Do të japim votën për kandidat të VV-së që është unifikues”, deklaroi Haradinaj.

I pyetur nëse AAK do ta përkrahte Fatmir Limajn e Nismës për këtë pozitë, Haradinaj u shpreh se ende nuk kanë një qëndrim, pasi nuk e kanë diskutuar në parti: “Nuk muj me dhënë një mendim të qartë. Nuk kemi diskutu në Aleancë. Në obligim s’jemi…”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit