spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Haradinaj takohet me emisarin e BE-së, diskutohet formimi i shpejtë i institucioneve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar sot me emisarin e dialogut Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Gjatë takimit, u diskutua rëndësia e formimit të shpejtë të institucioneve të reja, të dalura nga zgjedhjet e fundit, si dhe angazhimi i AAK-së për avancimin e integrimit euro-atlantik të vendit.

Postimi i plotë:

Sot prita Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE–SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.

E njoftova z. Sørensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit