Haradinaj: S’do jem mandatar për kryeministër- Jemi të gatshëm për zgjedhje dhe jo veç që kalojmë pragun, por do befasojmë me sukses

Ramush Haradinaj nga AAK-ja është deklaruar pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj deklaroi se janë të gatshëm për zgjedhje dhe se nuk lidhin koalicion, por se do të hyjnë në garë të vetëm.

“Nuk besoj që është ofertë së pari, dhe nuk është qëllimi të oferta sa është vetëm te shfrytëzimi i kësaj kohe që ka mbetë me e hargju këtë kohë pa e kry punën që i takon me kry. Pra, Kurti ka vendosi me shkua në zgjedhje në kohën kur e ka bërë Qeverinë pa krijuar një koalicion edhe për presidentin ose në kohën kur e ka votuar buxhetin pa bërë marrëveshje me subjektet opozitare për ndonjë projekt, për ndonjë temë të caktuar dhe këto janë një lloj kamufllazhe e tij për fat të keq ai po tallet me të gjithë ne, me gjithë Kosovën, po shkon drejt zgjedhjeve, veç e ka përgatit një pako financiare që synon me e shkep para zgjedhjeve disa ditë me një pension plus dhe disa shtesa të tjera. Ai e ka gjet formulën mos me punu katër vjet, mos me zhvillu vendin, mos me i rrit pagat ”, ka thënë ai.

“Nuk është diçka që nuk e kam vetëm me fajsësu dikën por është një lloj mashtrimi e lojë kalkulim, mos me marr përgjegjësi po në zgjedhje po shkojmë.Mandatar në emër të AAK-së është kryetari i Gjakovës por edhe kandidat për kryetar të partisë, Ardian Gjini.Ai ka çka i ofron Kosovës dhe mendojmë se është ofertë serioze e aleancës. Unë jam pjesë e listës, por jo si mandatar. Ende jam formulues i listës, por ende s’dihet asgjë. Jemi vetëm në zgjedhje. Jemi vetëm shkojmë vetëm.Ende jam pjesëmarrës dhe hartues i listës por nuk është me rëndësi radhitja, por ajo çka i ofrojmë vendit.Ne kemi mbaj dy herë zgjedhje parlamentare, të tretat në shumë pak kohë është ngarkesë për Kosovën, por partitë janë çdoherë të gatshme për zgjedhjet”,deklaroi Haradinaj.

Ai tha se janë të gatshëm për zgjedhje me një ofertë të mirë dhe me një mandatar siç është Ardian Gjini.

“Ne jemi të gatshëm e ofertë serioze dhe një mandatar që ka dëshmu se është i aftë në qeverisje, pra pyetni qytetarët e Gjakovës. I ofrojmë Kosovës një elitë të politikës sepse është i tillë. Ne kemi ofertë dhe shkojmë në zgjedhje”, shtoi ai.

Haradinaj u pyet edhe në lidhje me deklarimet se AAK-ja rrezikon ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme.

“Faleminderit që na bajnë dertin, edhe ne jemi të rritur ja bajmë dertin Kosovës më shumë se sa vetes. S’do të ketë shqetësim për prag, e jo veç pragun sepse e kalojmë jo veç pragun por do të befasojmë me sukses.”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit