Në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rikonfirmuar përkushtimin e tij dhe të partisë që drejton për të gjetur një zgjidhje dhe tejkaluar bllokadën aktuale në Kuvend.
Haradinaj theksoi se Aleanca do të bëjë çmos për të përdorur kapacitetin e saj politik dhe përfaqësues për të mundësuar konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare të fundit.
Ky takim është pjesë e përpjekjeve për të stabilizuar procesin politik dhe për të hapur rrugën për funksionimin normal të institucioneve të vendit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të gjetur një zgjidhje për daljen nga bllokada në Kuvend.
Si Aleancë, do të bëjmë gjithçka brenda kapacitetit tonë politik dhe përfaqësues për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve që dalin nga zgjedhjet e fundit parlamentare.








