Haradinaj propozon këtë datë për zgjedhjet lokale

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale.

Ai tregoi se ka propozuar 12 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se shpreson që presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 Tetor 2025. Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore.

Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit