spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Haradinaj prezanton Burim Ramadanin si kandidat për deputet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidaturën e analistit Burim Ramadani për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se Burim Ramadani do të garojë për deputet të Kuvendit të Kosovës në listën e AAK-së.

Haradinaj ka mirëpritur kandidimin e tij, duke e cilësuar si një nevojë për Kosovën.

Haradinaj e ka cilësuar Ramadanin si “mendje të kthjellët që punon për sigurinë e shtetit” dhe si një ndër profesionistët më të përgatitur që ai njeh. Sipas tij, integriteti dhe përvoja e Ramadanit e bëjnë atë “një vlerë të veçantë për Kosovën”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit