spot_img
spot_img
Wednesday, March 11, 2026
spot_img
spot_img

Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka mbrojtur atë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se presidentja e vendit e ka respektuar Kushtetutën në vendimet e saj dhe se mosveprimi do të përbënte shkelje kushtetuese.

Duke folur për zhvillimet institucionale dhe interpretimet kushtetuese, Haradinaj tha se Kushtetuta e Kosovës është relativisht e re dhe se shumë situata po ndodhin për herë të parë, prandaj sipas tij shpesh kërkohet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Kushtetuta jonë është e re dhe shumë zhvillime ndodhin për herë të parë. Vendimet e gjykatës i zbërthejnë këto situata që janë të paqarta dhe kërkojnë interpretim”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se nga këndvështrimi i tij juridik dhe politik, presidentja ka vepruar në përputhje me Kushtetutën.

“Sa jam jurist dhe sa jam pjesë e misionit të vendit, mendoj që presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka mbrojtur atë”, u shpreh ai.

Sipas Haradinajt, afatet kushtetuese janë të qarta dhe nuk mund të ndryshohen nga asgjë e as nga procedurat politike.

“Afati kushtetues është afat. Nuk mundemi me e ndryshu as procedura, as asgjë tjetër”, tha tutje Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit