Kryetari i AAK-s, Ramush Haradinaj ka përkujtuar viktimat e masakrës së Korishës në Prizren, ku u vranë 77 civilë, përfshirë edhe 14 fëmijë nga kjo zonë dhe fshatrat përreth.
Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj tha se edhe pas më shumë se dy dekadash, shteti serb nuk ka marrë përgjegjësi për krimet e kryera ndaj popullit shqiptar.
Haradinaj theksoi se liria e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e heronjve dhe martirëve që u flijuan ndër breza për çlirimin e vendit.
“Në 45-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur. I përjetshëm kujtimi për të rënët!”, shkroi ai.









