Haradinaj përkujton masakrën e Lybeniqit: Sakrifica e martirëve obligim për drejtësi

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në 28-vjetorin e masakrës së Lybeniqit, duke nderuar viktimat e vrara gjatë luftës në Kosovë.


Ai ka përkujtuar përmes një postimi në Faceook, anëtarët e familjeve Hamzaj, Mehaj dhe Gogaj, të cilët u vranë më 25 maj 1998, duke i cilësuar si martirë të ekzekutuar mizorisht nga forcat serbe.

“Dhimbja për ta mbetet e pashuar, ndërsa kujtimi për ta është obligim i përhershëm. Sakrifica e tyre dhe e të gjithë të rënëve na obligon që të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi, derisa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve gjenocidale të kryera në Kosovë të marrin dënimin e merituar. Përulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë tone”, shkroi Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit