spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Haradinaj përkujton Marrëveshjen historike me të cilën ka kapituluar Serbia në Kosovë

Me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kumanovë, me të cilën është detyruar Serbia të kapitulojë në luftën e Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka shprehur disa kujtime të asaj kohe.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se disa prej nesh që mbijetuam ferrin, kjo marrëveshje erdhi pas dhjetë vjet lufte.

Në vazhdim lexoni postimin e plotë të tij:

Lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë dhe pastërtinë, kishte arritur të bashkojë në ndihmë të saj të gjitha shtetet demokratike, NATO-n, e udhëhequr nga Amerika, e cila për tre muaj rresht bombardoi Jugosllavinë, shtetin e fundit fashist në Evropë.

Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar 26 vjet më parë, shënon fillimin e tërheqjes së ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, që kishin terrorizuar dhe ushtruar gjenocid mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në Kosovë.

Për disa prej nesh që mbijetuam ferrin, kjo marrëveshje erdhi pas dhjetë vjet lufte. Më të vështirat ishin vitet 1990 deri më 1996, ndërsa nga 1997 deri më 1999 ndodhën dy mrekulli që ndryshuan rrjedhën e historisë sonë: së pari, na besoi dhe na përkrahu kombi ynë shqiptar; së dyti, na besuan dhe na qëndruan pranë Amerika dhe NATO.

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderues Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit