spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Haradinaj për Kurtin: Ky është e keqja, na la pa NATO, SHBA e BE

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sërish ka deklaruar se “e keqja” e vendit është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai tha se Kurti e la Kosova pa NATO, pa SHBA, pa BE e nën sanksione, ndërsa e ka kritikuar atë edhe për çështjet e brendshme.

Sipas Haradinajt, Kurti dobësoi biznesi e sektorin privat dhe shtoi se e ka bërë Kosovën të varur nga importi i energjisë.

Postimi i plotë:

Na la pa NATO, pa, pa EU.

Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.

Na vendosi nën sanksione.

Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.

I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe.

Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë.

Ky është e keqja!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit