spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Haradinaj pas ndarjes nga jeta të Greta Kryeziut: Ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ngushëlloi familjen, të afërmit dhe gjithë kolegët me rastin e vdekjes së drejtoreshës së Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë në Aleancë, Greta Kryeziu, drejtoreshë e Shëndetësisë në Kamenicë.

Një sëmundje e rëndë ia mori jetën brenda pak ditësh, duke lënë dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe miqtë.

Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen. Ajo do të kujtohet si profesioniste e zellshme dhe bashkëpunëtore e çmuar. Ka qenë kandidate për deputete dhe së fundmi kandidate për Asamblenë Komunale në Kamenicë, duke treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për shërbimin ndaj qytetarëve.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve.

U prehtë në paqe!”, shkroi në Facebook, Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit