Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se kanë qenë në pritje, por ende nuk kanë marrë ftesë për ndonjë takim sa i përket diskutimeve për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Ai nuk ka dashur të komentojë emra të cilët po qarkullojnë si të mundshëm për postin e të parit të shtetit.
“Përderisa nuk janë 30 nënshkrime të depozituara, atëherë nuk vlen as të diskutohet. Njëherë vjen zyrtarisht propozimi, pastaj e diskutojmë”, tha ai.
Tregoi se nënshkrimet i kanë të gatshme dhe tha se kurdo që iu duhen mund të shkojnë në zyrë të grupit parlamentar e t’i marrin.









