Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një fotografi nga ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit në SHBA.
Haradinaj ka thënë se kjo ngjarje bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përderisa përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta.
“Për pak do të fillojë ceremonia vjetore e Lutjeve të Mëngjesit, ku Presidenti Donald J. Trump pritet të mbajë fjalim kryesor. Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta”.
Tutje, ai ka shtuar se është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje.
“Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Haradinaj.








