spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Haradinaj: Nevojitet rinumërim në gjithë Kosovën, procesi i zgjedhjeve është cenuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas daljes në pah të manipulimit me vota për kandidatët për deputetë gjatë rinumërimit që po bëhen në disa komuna të Kosovës.
Sipas tij, rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit.

Ai ka kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën.

“Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur habi se qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje ende.

“Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh. Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit