Haradinaj: Liria e shtypit, hapësira që pushteti i Kurtit planifikon ta ngulfas

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pushteti i Kurtit po synon ta ngulfasë lirinë e shtypit.


“Liria e shtypit nuk është privilegj i mediave, por është themel i demokracisë. Ajo është zëri që mban përgjegjës pushtetin, pasqyra që i tregon shoqërisë të vërtetën, edhe kur ajo është e vështirë për t’u dëgjuar”, ka deklaruar Haradinaj.

Më tej, ai ka thënë se respekti ndaj gazetarit s’duhet të jetë selektiv dhe se gazetari s’është kundërshtar i pushteteve.


:Nga reportazhet dhe hulumtimet në terren, te dokumentarët që sjellin histori të pathëna, nga kronikat e përditshme deri te hulumtimet që kërkojnë muaj pune e përkushtim, pra secili kontribut i tyre është shërbim publik”, ka thënë Haradinaj.

“Një vlerësim i veçantë u takon edhe kameramanëve dhe ekipeve teknike, ata që janë gjithmonë në vijën e parë, në shi, në të ftohtë, në ngjarje të papritura, duke dokumentuar realitetin ashtu siç është. Pa ta, e vërteta shpesh do të mbetej e padukshme”, vijon më tej ai.

Haradinaj thotë se është krijuar një klimë ku nga, siç u shpreh ai, maja e pushtetit dëgjojmë gjuhë ofenduese ndaj mediave.


“Një kryeministër që sulmon median, në thelb sulmon një nga shtyllat kryesore të shtetit demokratik. Ai linçon dhe tenton të drejtojë me qëllim të keq”, thotë ndër të tjera ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit