spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Haradinaj lideri me më së shumti ndikim në parti, Abdixhiku me më së paku ‘peshë’

KQZ tashmë ka përfunduar 100 për qind të numërimit të votave, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka 57 ulëse. PDK është e dyta me 22 ulëse, LDK e treta me 15 ulëse dhe AAK e katërta me 6 ulëse.

Sipas rezultateve të përmbledhura, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.11 për qind. Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 20.19 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës u radhit e treta me 13.23 për qind të votave, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 5.5 për qind të votave.

Liderët e partive politike me më së shumti influencë brenda partisë sipas votave që morën janë: Ramush Haradinaj i cili mori 44 mijë vota nga 52 mijë sa kishte AAK në total apo 84.62%, i pasuar nga Bedri Hamza i cili mori 162 mijë vota nga 192 mijë në total sa kishte PDK apo 84.38%, i treti është lideri i LVV-së, Albin


Kurti me 82.96% të votave të përgjithshme të partisë së tij apo 404 mijë vota nga 487 mijë të mundshme.
Lideri me më së paku ndikim në partinë e tij del të jetë Lumir Abdixhiku i cili fitoi 88 mijë vota nga 126 mijë votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës apo 69.84%.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit