Haradinaj – Kurtit: Nuk mund të fshiheni pas çmimit tavan, sepse oligarkët tuaj po shesin e po blejnë energji

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mashtrim dhe përgjegjësi për çmimet e larta.


Ai hodhi akuza për keqmenaxhim në sektorin e energjisë, duke thënë se qeveria mban përgjegjësi për vjedhjet dhe faturat e larta, si dhe për, sipas tij, lidhjet me kompani të afërta që përfitojnë nga tregu i energjisë.

“Mashtrimi nuk është fyerje. Du me demasku këtë mashtrim. Që sa vjet në pushtet, mban përgjegjësi për vjedhjet në energji dhe për faturat,. Nuk mund të fshiheni pas çmimit tavan, sepse oligarkët tuaj po shesin e po blejnë energji po shtohen çdo ditë e më shumë kompanitë për njerëz të tu të afërt. E dyta, po thotë se po financohen mediat, ky më së shumti shpenzon para duke ushqy zagarë për me fy shqiptarë.”


Pas këtyre deklaratave, Albulena Haxhiu i tërhoqi vërejtjen për gjuhën e përdorur dhe më pas ia ndërpreu fjalën, duke kërkuar respektimin e rregullores së Kuvendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit