Nasim Haradinaj i ka bërë thirrje Memli Krasniqit, kreut të PDK-së që të shkoj në takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtit.
Sipas tij, PDK duhet të ketë vetëm një prioritet nëse bashkëpunon me partitë tjera, fatin e Kosovës dhe të gjykuarit e Hagës.
Postimi i plotë:
Memli Krasniqi duhet të shkojë në takim.
PDK-ja duhet ta ketë vetëm një prioritet në çfarëdo bashkëpunimi të mundshëm me partitë e tjera politike: fatin e Kosovës, të Hashimit, Kadrisë, Jakupit, Rexhës dhe të tjerëve në Hagë!






