Haradinaj kërkon që Kosova të nisë menjëherë angazhimet për anëtarësim në NATO

Ramush Haradinaj nga AAK-ja ka kërkuar që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të synuar diskutimin e kandidaturës së vendit për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm të Aleancës.

Haradinaj ka thënë se, pavarësisht kohës së shkurtër, me angazhim serioz dhe koordinim institucional, ky objektiv mund të arrihet.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ai ka kujtuar rolin e NATO-s në çlirimin e Kosovës dhe ka vlerësuar se anëtarësimi në këtë aleancë duhet të mbetet një prioritet strategjik për vendin.

“Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm”, ka shkruar Haradinaj.


Ai ka kritikuar gjithashtu ata që, sipas tij, nuk e mbështesin këtë synim, duke i cilësuar si persona që nuk e kuptojnë rëndësinë strategjike të këtij procesi.

Deklarata e Haradinajt vjen në kohën kur Kosova vazhdon të kërkojë një rol më të madh në strukturat euroatlantike dhe forcimin e bashkëpunimit me NATO-n.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit