Haradinaj kërkon mbështetjen e Francës për Kosovën në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe perspektivën evropiane të vendit.

Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit, së bashku me deputetë të Aleancës, kanë shprehur mirënjohje për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, ndërsa kanë kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme integruese.

Sipas tij, në takim është kërkuar angazhimi i Francës për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO.

Haradinaj ka thënë se para ministrit francez është prezantuar edhe oferta e AAK-së për krijimin e institucioneve të reja, duke theksuar se gjashtë pikat e propozuara nga kjo parti janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit.


Ai ka vlerësuar rolin e Francës si një nga partnerët kryesorë të Kosovës, duke theksuar se mbështetja franceze ka qenë e rëndësishme në proceset e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit