spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Haradinaj kërkon mbështetjen e Britanisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Johnatan Hargreaves.

Gjatë këtij takimi u fol për zhvillimet aktuale politike në vend.

“Shpreha shqetësimin për nevojën urgjente të tejkalimit të bllokadës institucionale, e cila duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur presim qartësi nga Gjykata Kushtetuese. Funksionimi i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të vendit”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj theksoi se me diplomatin britanik, folën edhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe vlerësova lart rolin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Theksova edhe njëherë përkushtimin tonë për integrimin euroatlantik dhe kërkova mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, theksoi kreu i AAK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit