Haradinaj: Kemi pasur komunikim indirekt edhe me Vjosa Osmanin

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani ka folur edhe rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.


Ai deklaroi se ka pasur komunikim indirekt me ish-presidenten Vjosa Osmani, rreth kësaj teme.

“Qëllimi i AAK-së ka qenë shmangia e zgjedhjeve. E kemi ofertuar edhe kur kemi pasur kandidaturën e z. Ramush Haradinaj për president dhe kemi thënë se në rast se do të vie një emër konsensual do të heqim dorë dhe do t’i japim përkrahje”, u shpreh Haradinaj.


“Njëjtë edhe përfaqësuesin e familjes Jashari. E kemi thënë që kjo do ta ndërronte lojën, ku ne jo vetëm që do t’ia bënim kuorumin por edhe do ta votonim”, theksoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit