Haradinaj: Jam i gatshëm të jem kandidat i opozitës për president, por jo me marrëveshje me VV-në

Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Republikës së Kosovës, nëse një propozim i tillë do të vinte nga opozita.

Ai ka theksuar se nuk po ofrohet vetë për këtë pozitë, por nëse opozita do ta vlerësonte si kandidat të përshtatshëm, do ta pranonte një garë të tillë.

“Nëse opozita do të hynte në garë me emrin tim si propozim për president, unë do të isha i gatshëm, nuk po ofrohem, por nëse ata e vlerësojnë se duhet të jem kandidat, do ta pranoja kandidaturën. Unë nuk ofrohem në një marrëveshje me Vetëvendosjen. Unë nuk kam qenë kurrë kandidat për president. Unë mendoj se duhet të ketë komunikim pozitë-opozitë. Nuk mundet VV që të imponojë kandidat siç ishte rasti i Feride Rushitit. Ose ajo ose zgjedhje”, ka deklaruar ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se për një funksion të tillë duhet të ketë komunikim mes pozitës dhe opozitës, duke kundërshtuar, sipas tij, një imponim të kandidatit vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje.

Tutje, ai ka vlerësuar se nëse Kosova synon të ketë një demokraci funksionale, duhet të ketë kandidatë për president si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

“Nëse synohet demokraci, duhet të propozohet një president nga pozita e një nga opozita. Kurti nuk i ka fituar të gjitha votat që vetëm ai të vendos për çdo gjë në Kosovë. Ai nuk po bashkëpunon me opozitën për president, por po thotë se duhet votuar vetëm atë që ai e dëshiron”, ka deklaruar ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit