spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Aktgjykimi ishte pak a shumë në qasjen e Kurtit

Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, vendimi i Kushtetueses është në harmoni me qëndrimet e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, por sipas tij, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nuk i zgjidh problemet aktuale të vendit.

“Pak a shumë jam i zhgënjyer me Gjykatën Kushtetuese. Po ju tregoj dy elemente pse: Gjykata Kushtetuese nuk ka lëndë përditë, ka lëndë vetëm kur ia dërgon një palë. Nuk është si gjykatat e zakonshme që i ka një mijë lëndë e kur i shkon edhe një, duhet me pritë kur i vjen rendi” – tha ai.

“Duke qenë kështu, kam drojë se edhe ky vendim është pak a shumë në qasjen e Kurtit për me mbajt një grusht shteti në Kosovë. Ky vendim nuk ka qenë i qartë sa me pengu një grusht shtet që po ndodhë në Kosovë”, shtoi Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit