Haradinaj i përgjigjet Natyra Kuçit: Nëse ke prit që dikush me dhezë zjarrin e ti t’i frysh, e ke gabim

Pas deklaratës së Natyrë Kuçit, Nasim Haradinaj ka reaguar duke thënë se ajo nuk e ka kuptuar deklaratën e tij lidhur me protestën.

Haradinaj tha se, ndryshe nga Kuçi, ai nuk është futur në politikë për poste apo për të fituar vota, por për t’i shërbyer dhe për ta çliruar vendin e tij.

Ai theksoi se Kosova dhe shqiptarët janë të mllefosur pas vendimit të Gjykatës Speciale, por sipas tij, kjo nuk nënkupton se duhet nxitur situata.

“Nëse Natyra s’e ka kuptu deklaratën e mëparshme, ajo ka problem. Kosova është kallë dje, shqiptaria u kallë dje me atë vendim të Gjykatës Speciale.”

Haradinaj iu drejtua Kuçit duke thënë se, nëse ajo ka pritur që dikush të “ndezë zjarrin” në Kosovë dhe ajo t’i “fryjë” atij, atëherë, sipas tij, e ka gabim.

“Nëse ajo ka pritë që dikush me dhezë zjarr në Kosovë dhe ajo me i fry, atëherë është gabim.”

Ai shtoi se qëndrimi i tij nuk ka qenë për të nxitur përplasje, duke e lidhur atë me angazhimin e tij gjatë luftës.

“Nasimi s’dhez zjarr për me i fry armiqtë e vendit. Nasimi e ka ba luftën, dhe nëse armiqtë e dhezin zjarrin, Nasimi nuk i fry atij zjarri.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit