Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Haradinaj ka përkujtuar se Vetëvendosja e kaloi pragun zgjedhor falë bashkëpunimit me subjektet tjera politike, Guxo dhe Alternativa.
“Besoj që kjo është ngjajshëm si Vetëvendosje e ka kalu pragun falë Listës Guxo e Alternativës, edhe kjo e jona ashtu është, pa ato as VV s’e kish kalu pragun”, u shpreh ai para mediave.
Kreu i AAK-së komentoi edhe takimin e fundit mes Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit, duke e quajtur përpjekje të dëshpëruar të Kurtit për të qëndruar në pushtet.
“E kemi thënë më herët, ai është kah e bën përpjekjen më të madhe të mundshme për të mbetur në pushtet”, tha Haradinaj.








