Haradinaj i bashkohet ceremonisë së Ditës së Fitores në Turqi: Miqësia Kosovë-Turqi është e palëkundur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë, me rastin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.

Në këtë ngjarje, të mbajtur me ftesë të ambasadorit turk Sabri Tunç Angılı, Haradinaj ka përcjellë urimet e tij për këtë ditë me domethënie të veçantë për shtetin dhe popullin turk.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Turqisë, duke vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme të Ankarasë për proceset shtetformuese të Kosovës. “Turqia ka qenë dhe mbetet një aleat i rëndësishëm në rrugën tonë drejt forcimit të shtetësisë dhe zhvillimit demokratik,” ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit