spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Haradinaj e nominon për kryetare të Kaçanikut të arrestuarën për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh

Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, sot me votë unanime ka miratuar nominimet e pesë kandidaturave të fundit për kryetarë komunash.

Në mesin e tyre është edhe Hafize Sallahu, e cila do të kandidojë për kryetare të Kaçanikut.

Sallahu ishte arrestuar në nëntor të 2024-ës nën dyshimet për ryshfet e falsifikim dokumentesh në një autoshkollë në Kaçanik.

Sallahu e ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kulturës në komunën e Kaçanikut që udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës, por ajo i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

E njëjta e drejton degën e kësaj partie në Kaçanik – në faqen e së cilës që në ballë gjendet një fotografi e Sallahut me Ramush Haradinajn, kryetarin e AAK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit