Haradinaj: Aleanca e voton projektligjin

Deputeti, ish kryeministri, Ramush Haradinaj nga Aleanca tha se partia e tij do t’i votojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.


Sipas Haradinajt, anulimi i Dhomave të Specializuara “do të ishte përgjigjja e drejtë për fyerjen që na është bërë”, por Aleanca do ta mbështesë nismën që është sot para Kuvendit.


Ai kërkoi që projektligji të votohet sot edhe në lexim të dytë.

“Rrugëtimin tonë deri këtu e kemi bërë edhe me gabime, por fajin duhet ta gjejmë te vetja, sepse vetëm ne mbajmë përgjegjësi për fatin dhe të vërtetën tonë”, tha Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit