Haradinaj alarmon për “puç kushtetues”: VV të ndalet, ose do ta thërrasim sovranin në protesta

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, në të cilën nuk mori pjesë asnjë parti opozitare, tha se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje.


“Në prag të zgjedhjes së Presidentit të ri, situata është ndryshe nga të gjitha ato që kemi parë në Kosovën e pasluftës. Ato që i paraprijnë seancave zgjedhore, në mjediset e parlamentit dhe jashtë tyre, janë të mbushura me shantazhe, me kushtëzime të tipeve të ndryshme, bashkë me një rrugëtim shumë të rrezikshëm.

Dhe vërtet i bëj thirrje VV-së (Vetëvendosjes) që të ndalet, të mos vazhdojë në këtë drejtim. Ruajtja e pushtetit, mbajtja e pushtetit dhe ardhja në pushtet janë të mundshme duke respektuar Kushtetutën, duke respektuar demokracinë e vendit. Nëse shkojmë në këtë rrugë të rrezikshme, ne po rrënojmë funksionet bazë kushtetuese dhe nuk na mbetet rrugë tjetër përpos t’i drejtohemi qytetarit, sovranit, që të mobilizohemi të gjithë dhe ta mbrojmë kushtetutshmërinë e Kosovës”, u shpreh ai.

“E kemi detyrë, e kemi obligim dhe unë besoj që sovrani e ka këtë të drejtë jetike në këtë vend. Kuptohet, me veprime që sovrani vetë i përcakton, që mund të jenë protesta apo veprime të tjera të përshkallëzimit që vlerësohen të nevojshme.

Por prapë, edhe njëherë, u bëj thirrje të dijshmëve dhe të përgjegjshmëve: mos u bëni pjesë e shkeljes së Kushtetutës, e diktaturës. Njëkohësisht edhe zonjës që kandidon për presidente, por edhe deputetëve të komuniteteve joshumicë dhe të gjithë atyre që kanë logjikë, të ndalen, pra të mos vazhdojnë të jenë pjesë e këtij puçi.

Kushdo që bëhet pjesë e veprimeve që shkelin Kushtetutën e vendit në këtë mënyrë, pra që cenojnë rendin kushtetues, mbulohet me turp. Është turp për jetë. Nuk ka rëndësi kush janë apo çfarë kanë bërë deri në këtë moment, por nëse bëhen pjesë e dhunimit të Kushtetutës, e kësaj çmendurie të rrezikshme, kuptohet që pason turpi për të gjithë ata që bëhen pjesë. Ju faleminderit, media”, tha Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit