spot_img
spot_img
Wednesday, March 11, 2026
spot_img
spot_img

Haradinaj: Akuza për “puç” ndaj Osmanit bazohet në frikën që e ka VV-ja ndaj saj

Lideri i AAK-së thotë se akuzat për “puç” ndaj presidentes tregojnë frikë nga zhvillimet pas përçarjes.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar raportet mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj tha se opozita i ka parë gjithmonë së bashku Kurtin dhe Osmanin në skenën politike, ndërsa tani, sipas tij, po vërehet një ndarje mes tyre.

“Ne si opozitë i kemi parë bashkë këta gjithë kohën, e tash po e shohim që janë ndarë dhe akuza që i bëhet presidentes Osmani për puç e dëshmon frikën, sa e madhe është frika në anën tjetër nga znj. Osmani, pra nga frika se çfarë do të ndodhë nga kjo ndarje,” ka deklaruar Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit