Haqim Ramadani fiton ndaj kandidatit nga VMRO-DPMNE në Bërvenicë

Kandidati i koalicionit VLEN Haqim Ramadani do të jetë kryetar i ardhshëm i Bërvenicës, pasi në raundin e dytë mori më shumë vota se kundërkandidati i tij nga radhët e koalicionit Maqedonia Jote, udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Jovica Ilievski.


Haqim Ramadani ka marrë 4 mijë e 217 vota ose 50.22 për qind, kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar 23 nga gjithsej 24 vendvotimet në Bërvenicë.

Në një postim në Facebook, kandidati i VLEN-it ka falënderuar diasporën shqiptare për fitoren e madhe.


“Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Iu luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën. Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe”, ka shkruar Ramadani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit