spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Hapet zyra e re e IPK-së në Mitrovicë të Veriut – Sveçla: Ky është një hap për forcimin e sundimit të ligjit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka hapur zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut, një hap që u cilësua si i rëndësishëm për forcimin e ligjit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast morën pjesë Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Erden Atiq, si dhe zyrtarë dhe përfaqësues nga ARC, IPK dhe Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të IPK-së, zyrat e reja ndodhen në lagjen e Boshnjakëve, në rrugën “Çlirimi”, në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në fjalimet e rastit, hapja e zyrave të reja u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës,” thuhet në njoftim.

Gjatë fjalimit të tij, Ministri Sveçla theksoi se kjo nismë do të ndihmojë në fuqizimin e integritetit dhe besueshmërisë së Policisë së Kosovës, veçanërisht në këtë pjesë të ndjeshme të vendit.

“Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Kryeshefi i IPK-së, Hodaj, falënderoi Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) për përkrahjen në realizimin e këtij projekti, duke e vlerësuar si një moment kyç për zhvillimin institucional të IPK-së.

Kujtojmë se IPK ka qenë e pranishme në Mitrovicën e Veriut që nga viti 2015, por deri më tani ka funksionuar në një objekt me qira në rrugën “Mbreti Peter”.

Zyrat e reja do të jenë të hapura për qytetarët nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 16:00, dhe do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime për të gjithë banorët e zonës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit