Hapa prapa: Amerika ia pezulloi Kosovës, Marco Rubio i ishte zotuar Gjuriqit për Dialog Strategjik me Serbinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.

E përderisa Kosova bën hap prapa, Serbia po avancon raportet me Amerikën.

Hiç më larg se para një muaji, dialogun të cilin Amerika e pezulloi me Kosovën, i ishte zotuar Serbisë.

Kjo gjatë një takimit të sekretarit Marco Rubio me ministrin e jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

“Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua me Ministrin e Jashtëm serb Marko Djuric. Ata ranë dakord që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të zhvillojnë një dialog strategjik dypalësh më vonë këtë vit për të thelluar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë”, thuhej në njoftimin e Amerikës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit