Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar në lidhje me përvjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Ai ka thënë se tri ditët e marsit të vitit 1998 në Prekaz është ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë sonë.
“Familja Jashari u bë simboli i kombit tonë dhe sakrifica e tyre u kthye në liri. Ata nuk u dorëzuan. Ata nuk u larguan. Ata qëndruan dhe sakrifikuan gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë. Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në Prekaz u mbrojt dinjiteti i popullit tonë. Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë tonë!”, ka shkruar Hamza.









