spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Hamza tregon angazhimin e tij për urën e re mbi Ibër: Nuk do të realizohej pa angazhimin tim

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër nuk do të ishte realizuar pa angazhimin e tij të drejtpërdrejtë.

Sipas Hamzës, ideja për ndërtimin e urës ka lindur në zyrën e tij, menjëherë pas një takimi që kishte zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti. Ai ka theksuar se Komuna e Mitrovicës ka mbuluar shpenzimet për projektin teknik, ndërsa lejet për ndërtim janë lëshuar po nga ky institucion, tha ai.

Sipas tij, ndërtimi i urës kishte qenë i planifikuar edhe në buxhetin e Komunës, mirëpo, meqenëse Qeveria e Kosovës kishte mjetet e nevojshme financiare, projekti është realizuar nga niveli qendror.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit