spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Hamza pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë për nevojën e krijimit të institucioneve të reja

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku u diskutua për zhvillimet politike dhe sfidat institucionale në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza bëri të ditur se fokus i bisedës ishte nevoja për formimin e institucioneve të reja në nivelin qendror, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit politik për të ardhmen e vendit.

“Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë. Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj” – ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit