Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar momentin historik të ngritjes së flamurit kombëtar më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta, duke e konsideruar këtë si kulmin e guximit dhe sakrificës së brezave të mëparshëm.
Hamza theksoi se kjo ditë nuk ishte rastësi, por përfundim i një rrugëtimi të gjatë të sakrificës dhe rezistencës. “Kjo ishte fitore e vendosmërisë së një populli që refuzoi të nënshkruhej.
Kosova kaloi nga sakrifica në sovranitet, nga rezistenca në republikë dhe nga ëndrra shekullore në realitet shtetëror”, tha ai.
Ai shtoi se themelet e Republikës së Kosovës janë të skalitura me gjakun e dëshmorëve dhe të ngritura mbi sakrificën e atyre që zgjodhën lirinë mbi jetën.
“Sot, në këtë ditë shumë të rëndësishme për popullin tonë, ne përulemi me mirënjohje,” përfundoi Hamza.
Ky 17 shkurt shënon një moment historik për Kosovën dhe për çdo qytetar që ka besuar në lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Tutje i pari i PDK-së tha edhe se, në orët më të errëta të Kosova, bota demokratike s’qëndroi e heshtur, dhe se ‘’jemi përjetësisht mirënjohës’’ ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
‘‘Me 17 shkurt, është dita dhe ora kur flamuri ynë u ngrit për herë të parë në këto institucione, dita kur guximi i brezave të tanë dhe sakrifica e tyre u bë shpresë për çdo qytetar. Kjo ditë nuk ishte rastësi.
Ishte kulmi i rezistencës. Kosova kaloi nga sakrifica në sovranitet. Kjo Republikë është fitore. Themelet e saj janë të skalitura me gjakun e dëshmorëve. Sot në këtë ditë, ne përulemi me mirënjohjeve, para familjeve të dëshmorëve, para luftëtarëve të lirisë, dhe para aleatëve. Në orët më të errëta të historisë sonë, bota demokratike nuk heshti. Jemi përjetësisht mirënjohëse SHBA’ve, faleminderit vendeve të BE’së, ushtarëve të KFOR’it që garantuar paqen dhe sigurinë në tokën tonë. Kosova nuk harron, dinë t’i nderon miqtë.
Shtetësia nuk është vetëm flamur dhe himn, është siguri dhe drejtësi. Është ruajtje e së vërtetës sonë historike. Sot festojmë por njëkohësisht edhe reflektojmë, sepse ndërkohë që ne ndërtojmë të ardhmen, pjesa më e lavdishme e historisë sonë, lufta çlirimtare është në bankën e të akuzuarve në Hagë. Ata kanë kontribut në shtet. Besimi i Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare nuk duhet tradhtuar’’, ka deklaruar ai.










