Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se çështja e zgjedhjes së presidentit nga populli kërkon një diskutim më të gjerë.
Ai theksoi se PDK në parim është “për”, por kjo çështje duhet të trajtohet seriozisht.
“PDK ka qenë dhe është që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Mirëpo kjo kërkon një trajtim serioz dhe duhet të vendoset brenda procedurave të Republikës së Kosovës. Nuk është respektuar rregullorja e Kuvendit.
Ne konsiderojmë se kjo kërkon një diskutim më të gjerë. Në orët e fundit deputetët po sfidohen për një situatë pa material. Në parim jemi për, por kjo kërkon trajtim”, ka thënë Hamza.









