Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se i ka ofruar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një marrëveshje nëpërmjet të cilës presidenti i shtetit të zgjidhet nga propozimi i PDK-së.
Në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me Kurtin, Hamza ka thënë se ky është akti i fundit zyrtar i ofruar nga PDK-ja.
Ai ka deklaruar se kërkesë paraprake ka qenë që propozimi të jetë një emër nga familja Jashari, por që më pas kjo familje zyrtarisht doli kundër që të jetë e përfshirë në skenën politike.
Hamza ka thënë se nuk ka ndonjë emër të përveçëm për diskutim.









