spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Hamza nderon viktimat e masakrës së Reçakut: Falë sakrificës e gjakut të të rënëve, gëzojmë lirinë

Në Kompleksin Memorial në Reçak ka bërë homazhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza bashkë me ekipin e tij.

Ai tha se kjo është një ngjarje e cila kontribuoi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se do të përulen përjetësisht ndaj të rënëve që falë sakrificës, jetës dhe gjakut të tyre vendi gëzon sot lirinë.

“Jemi këtu për të shpreh nderime dhe respektin për këtë ngjarje, për këta të rënë që është një ngjarje, një prej ngjarjeve që ka kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Falënderojmë edhe ambasadorin William Walker që ka dhënë kontributin e tij, e ka bërë publike këtë ngjarje dhe falë sakrificës, jetës dhe gjakut të të gjithë këtyre por edhe ngjarjeve gjithandej Kosovës ne gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë do të shprehim respektin deri në përulësi për kontributin dhe veprën e tyre”, tha Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit