spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Hamza distancohet nga manipulimet me vota: Po u vërtetua, mospranimi i mandatit të deputetit është akt moral

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka folur në lidhje me manipulimet me vota për deputetë, një fenomen që goditi posaçërisht PDK-në.

Sipas Hazmës, nëse faktohet përfshirja e deputetëve të zgjedhur, atëherë “akt moral është edhe mospranimi i mandatit të deputetit”.

Madje, Hamza tha se kjo vlen për të gjithë.

“Ti mundesh me i pasë 50 mijë vota, 100 mijë vota, por nëse ttu kanë shtuar votat, konstatohet edhe faktohet se ti je pjesë e saj, nuk mund të thuash ti se unë edhe pa këto vota bëhem deputet”, është shprehur ai, duke shtuar se në parim këta kandidat nuk duhet të pranojnë mandatin.

Hamza është zotuar se PDK-ja do të distancohen nga deputetët e tillë.

“Si kryetar partie po flas, nëse konstatohet se ka qenë pjesë e këtij procesi nuk është veprim i duhur që me e pranu mandatin e deputetit. Por, nëse veç e pranojnë mandatin e deputetit, edhe partia, në këtë rast unë si kryetar distancohem”, ka thënë ai, duke e shpjeguar këtë qëndrim të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit