Hamza deklarohet për takimin e së dielës me Kurtin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar për takimin e së dielës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Para nisjes së seancës plenare, Hamza tha se gjatë takimit me Kurtin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike, përfshirë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Megjithatë, ai bëri të ditur se në takim nuk është diskutuar për emra konkretë për president.


Sa i përket projektligjit për Dhomat e Specializuara, Hamza tha se miratimi i tij është prioritet për PDK-në. Sipas tij, vetëm pas përfundimit të kësaj çështjeje, partia është e hapur për të diskutuar edhe temat e tjera politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit.

Hamza theksoi se kjo nuk duhet të shihet si kushtëzim, por si nevojë në situatën aktuale politike.

“Prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara. Nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po e them si nevojë. Nëse kalohet, jemi të hapur me diskutu temat tjera. Nëse nuk kalohet, nuk kemi temë më të rëndësishme se kjo”, tha Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit