Hamza: Askush s’na ka kërkuar mbështetje për konstituimin e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se deri tani asnjë subjekt politik nuk i ka kërkuar mbështetje PDK-së për konstituimin e kuvendit.

Para nisjes së seancës konstituive, ai tha se partia e tij nuk ka zhvilluar asnjë diskutim për ndarjen e pozitave institucionale, duke theksuar se fokusi i PDK-së mbetet te programi dhe prioritetet në ekonomi, drejtësi dhe energji.

“Tash kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar. Askush nuk ka kërkuar përkrahje prej neve. Edhe në të kaluarën nuk është që i kanë përkrahur kandidatët e PDK-së. Sa i përket çështjes së nënkryetarëve, ne e kemi një nënkryetar dhe, si parti e dytë për nga numri i ulëseve, e përkrahim kandidatin e propozuar nga PDK-ja për atë pozitë”, tha Hamza para fillimit të seancës konstituive.


Hamza shtoi se PDK-ja do ta mbështesë kandidatin e saj për postin e nënkryetarit të kuvendit, si partia e dytë për nga numri i deputetëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit