Hamiti: Kurti po propagandon sukses, ndërsa Kosova zhytet në varfëri

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas publikimit të raportit të “World Atlas”, të mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se Kosova po përballet me varfëri të thellë në kohën kur, sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje flasin për prosperitet dhe zhvillim ekonomik.

“Jemi nënkampionë për varfëri në Evropë në kohën kur demagogu Albin Kurti me VV-në e tij propagandojnë prosperitet dhe begati”, ka shkruar Hamiti.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën e qeverisjes së Kurtit, duke thënë se synimi i tij është pushteti absolut dhe jo qeverisja demokratike.

Sipas Hamitit, qytetarët duhet ta ndëshkojnë me votë më 7 qershor 2026, duke e cilësuar këtë si mënyrën për ta “shpëtuar vendin”.

Postimi:

Kosova ka pësuar dëme kolosale, disa vështirë të riparueshme, prej kur Albin Kurti sundon në këtë vend, nga viti 2021, edhe me votën e shumëkujt që ka besuar sinqerisht se ndryshimi do të sillte të mira për vendin tonë. Ndryshimi ka ndodhur: me pasoja largvajtëse për Kosovën.

Albin Kurti, në emër të Kosovës, si kryeministër, ka bërë marrëveshje të dëmshme për Kosovën në dialogun me Serbinë në Bruksel dhe në Ohër, në shkurt dhe në mars të vitit 2023, me të cilat sfidohet rëndë rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Vetëmenaxhimi për serbët që e ka pranuar ai është baras me autonomi politike-territoriale për serbët, në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit tonë.

Kosova ishte 30 e ca muaj nën sanksione të ashpra të BE-së për shkak të politikave të papërgjegjshme të Qeverisë së Vetëvendosjes. Kosovës iu pezulluan për aq kohë rreth 700 milionë euro për projekte jetike për qytetarët e këtij vendi.

Jemi nënkampionë për varfëri në Evropë në kohën kur demagogu Albin Kurti me VV-në e tij propagandojnë prosperitet dhe begati.

Me synimin e tij të pafshehur për t’u bërë sundimtar absolut i Kosovës, sepse të qeverisë në mënyrë demokratike nuk di ose nuk do as me 51% të votave të qytetarëve, siç u pa, Albin Kurti po e sfidon vetë idenë e kosovarëve për demokracinë e vendit të vet.

Qytetarët duhet t’i japin një JO kumbuese pretendentit më 7 qershor 2026. Kështu, me votë demokratike, e shpëtojnë vendin e vet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit