spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Hamasi kërcënon Izraelin: Nëse sulmoni Gazën, do të hakmerremi ndaj pengjeve

Hamasi ka paralajmëruar Izraelin se nëse nis sulmin në Qytetin e Gazës, pengjet izraelite që mban do të përballen me “të njëjtat rreziqe” si luftëtarët e saj.

Sipas tyre, për çdo të burgosur të vrarë në sulm, Hamas do të publikojë emrat, fotot dhe provat e vdekjes.

“Ne do të kujdesemi për të burgosurit sa më mirë që të mundemi dhe ata do të jenë me luftëtarët tanë në zonat e luftimeve dhe konfliktit, ata do t’i nënshtrohen të njëjtave rreziqeve dhe të njëjtave kushte jetese. Për çdo të burgosur të vrarë në sulm, ne do të publikojmë emrin e tij, foton e tij dhe provat e vdekjes së tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Hamasi.

Pas pothuajse dy vitesh lufte, e cila u nxit nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu i ka urdhëruar ushtrisë të përgatitet për një sulm të madh të afërt në Qytetin e Gazës me qëllimin e asgjësimit të Hamasit dhe kthimit në Izrael të të gjithë pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës.

Nga 251 pengjet e marra gjatë sulmit të 7 tetorit, 47 mbeten në Rripin e Gazës, nga të cilët rreth 20 besohet se janë ende gjallë.

Sipas një vlerësimi të OKB-së, rreth një milion palestinezë ndodhen në Qytetin e Gazës, të cilin ushtria izraelite e shpalli zyrtarisht sot një “zonë lufte”.

“Ushtria armike dhe qeveria e saj terroriste do të mbajnë përgjegjësi të plotë për fatin e pengjeve”, shkruhet në deklaratën e Hamasit, duke shtuar se planet e betejës izraelite “do të kthehen kundër udhëheqësve ushtarakë dhe politikë të Izraelit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit