Trajneri i Kombëtares së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka folur për lojtarët e Kombëtares së Kosovës, duke veçuar sulmuesin Vedat Muriqi, ndërsa ka përmendur edhe Fisnik Asllanin dhe futbollistët e tjerë që luajnë në klube të njohura evropiane.
“Sigurisht që lojtarët të cilët duhet t’i kushtojmë më së shumti vëmendje është pa dyshim Muriqi, një lojtar i cili ka shënuar një numër jashtëzakonisht të madh tw golave në La Liga, dhe nëse nuk gaboj, trajneri tash në fundjavën e kaluar shënoi 4 gola me Fenerbahçen, më kujtohet performanca e tij shtetit tim pra, ku në atë rast ai, siç po thotë trajneri, me të vërtetë e “çmontoi” Islandën, por natyrisht ka edhe lojtarë të tjerë që janë jashtëzakonisht të mirë, siç janë Asllani, një lojtar me shkallësi individuale të jashtëzakonshme, vrapues i jashtëzakonshëm, lojtar shumë inteligjent, por natyrisht nuk janë vetëm individët që janë që dallojnë në Kosovë, por Kosova shquhet për një lojë shumë të mirë ekipore, me një fizik të madh, lojë të organizuar, me lojtarë që paraqiten në ekipet në top ekipe, si Beshiktashi dhe Udinese e të tjera, pra një ekip në përgjithësi i mirë”, ka thënë Hallgrimsson.








