spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Haliti i PDK-së: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar përpara se të votojmë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë tha se fillimisht do të shohin se kush do të jetë kandidati i LVV-së për kryeparlamentar dhe më pas do të vendosin nëse do të votojnë për apo kundër.

Sipas tij, LVV-ja nuk duhet të ndjekë praktikat e seancave të kaluara konstituive për mos transparencë.

“Do të shohim së pari se kush do të jetë kandidati për kryeparlamentar. Uroj që të mos bëhet përsëritje e gabimeve të seancës konstituive të kaluar.

Në përputhje me emrin e kandidatit dhe me vendimin që do ta marrim nesër në mbledhjen e grupit parlamentar, do të veprojmë nëse do të votojmë apo jo. Unë nuk kam informacion se kush do të jetë kandidat.”, tha Haliti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit